Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 3+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 392,816 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 17/09/2024 18:00 Post ID: 364161


Pagesa

392,816 Euro

Ambjenti 3+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 234.00 m2 me 2 Tualete
Kati Apartament Kati 2 me 1 Ashensor
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 1672 Euro
Qyteti - Zona Tirane - Sauk/Qendra TEG
Adresa Rruga e Elbasanit Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 0

Tulipan Residence, apartament 3+1 në shitje

Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 233.47 m2 dhe sipërfaqe neto 194.54 m2

Ndodhet në katin e II-të

Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi me hapësirë të bollshme, tre dhoma gjumi, njëra me tualetin dhe garderobën e saj, një tualet dhe ballkon i madh

E kufizuar nga autostrada Tiranë-Elbasan, "Tulipan Residence" shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë.

Nisur nga vetë emri, gjelbërimi është kryefjala e rezidencës. E rrethuar nga pemë të larta të varieteteve të ndryshme, çdo stinë shijon ndryshe brenda asaj zone banimi e rekreacioni. Është vështirë të gjeni një hapësirë me ajër më të pastër pa u larguar plotësisht nga qyteti. Çfarë e bën ndryshe Tulipan Residence nga komplekset e tjera të banimit është raporti fare i ulët i hapësirës së rezervuar për ndërtim. Mbi 80% e projektit i rezervohet natyrës dhe zonave komunitare per rekreacion.


Tulipan Residence nuk përfundon me godinat, gjelbërimin dhe facilitetet e tjera të nevojshme. Në thelb të këtij kompleksi qëndron stili i shëndetshëm i jetës, prandaj vlera e shtuar janë ambjentet sportive e rekreative rreth e qark.

Dy fusha tenisi dhe një fushë basketbolli për të gjithë banorët e vilave, duke e shndërruar kompleksin në një komunitet social ku jetohet mirë e shëndetshëm! Përgjate gjithë perimetrit të rezidencës mund të gjeni ambjente për ecje në natyrë, vrap ose xhiro me biçikletë.


Të gjitha godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e efiçencës energjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë.

Disponon një post parkimi në vlerën 20.000 euro

Cmimi i shitjes 1600 euro/m2

Totali 392816 euro

ID : PRO6942