Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 3+1, Ambjenti E mobiluar, Pagesa 165,000 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 13/09/2024 12:45 Post ID: 361526


Pagesa

165,000 Euro

Ambjenti 3+1, E mobiluar   
Siperfaqa neto 233.00 m2 me 2 Tualete
Kati Apartament Kati 3 me 1 Ashensor
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 775 Euro
Qyteti - Zona Tirane - Fresku/Linze
Adresa fresk - Harta
Lexime 16
Ne zonen e Freskut, prane rezidences platea ne nje ndertim te ri me ashensor shitet apartament 3+1+2+Verande me pamje fantastike nga qyteti i Tiranes.

Apartamenti eshte ne katin e trete dhe eshte i organizuar nga Korridori qe ben shperndarjen e ambienteve salloni me ambientin e gatimit tre dhoma gjumi dy tualete. njeri prej tyre me dritare dhe tualeti tjeter pjese e dhomes matrimoniale. si dhe nje verande te bollshme e cila pershkon apartamentin ne te gjithe pjesen jug-lindore te tije gje e cila te krijone ndjesine e nje minivile private.

Apartamenti ka siperfaqe 121m2, punime teper cilesore i shtruar me parket AC5m dritare plastike triple xham, dyer te brendshme teper cilesore dhe mobilim bashkohor.

Veranda e cila eshte nje vlere e shtuar e ketij apartamenti ka siperfaqe 126.6m2, me akses ne dhomen matrimoniale dhe ate te sallonit te ndenjes, jep mundesine per te kaluar kohe te bukur me familjen tuaj, gjithashtu krijimin e nje ambienti shplodhes me kende lojrash per femijet, pishina portative, barbecue, ambient gjelberimi, si dhe mundesine per te shijuar rrezet fantastike te diellit te orientimit jug lindje.

Apartamenti ka dokumentacion te rregullt hipotekor si dhe jep mundesine e trajtimit dhe te klienteve me financim me kredi.