Shtepi ne shitje Vila Luksoze ne Korce, 3+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 481,000 Euro. Korce

Shtepi ne shitje 28/08/2024 12:06 Post ID: 350871


Pagesa

481,000 Euro

Ambjenti 3+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 266.00 m2 me 2 Tualete
Kati Vila Luksoze Kati 2
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 1945 Euro
Qyteti - Zona Korce - Qender
Adresa Belvedere Korca - Harta
Lexime 12
“Belvedere Korça” një oaz qetësie dhe luksi, një kompleks turistik I projektuar mes gjelbërimit dhe qetësisë së parkut.

Vilat vijnë me një shkrirje elegante mes tradicionales dhe modernes, duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil, për pushime ose për të banuar.

Filozofia e vilave është ‘ Passive House’, ç’ka bën të mundur efiçencën e lartë energjetike duke shfrytëzuar rrezet e diellit dhe fasadë termike për të konservim të temperaturës.

Infrastruktura është menduar të jetë sa më ekologjike e të nxisë shëtitjet në natyrë, argëtimin, shplodhjen.

Është konceptuar me disa tipologji vilash të cilat janë të pozicionuara pranë parkut Rinia, me pamje nga Parku, qyteti i Korçës dhe mali i Moravës.

Vila Small Twin Muzaka, është e organizuar në 2 kate dhe një kat nëntokë, ku në katin nëntokë ka depo, kantinë mund të realizohet dhe palestër, ka një sallon të bollshëm si dhe 3 dhoma gjumi e 3 tualete. Ka nje siperfaqe prej 266.43 m2, njolla e objektit eshte 103.7 m2, parcele 222.13 dhe oborr 118.43 m2.

Salloni dhe ambienti i ngrënies dhe gatimit janë të orgsnizuara në një sipërfaqe prej 66 m2, ku para tyre shtrihet një oborr i gjelbëruar me një pamje shumë shplodhëse.

Parkimi është i organizuar jashtë vilës, nëpër rrugicat e rezidencës. Ngrohja do të realizohet me oxhak dhe sistem chiller e fasada e jashtme e vilave është me sistem kapotë.

Është një oportunitet shumë i mirë, sidomos për investim, pasi ofrohet kontratë qiraje për t’u menaxhuar nga kompania si dhe një pjesë e projektit përfundon në 2024, kohë jo e gjatë për t’a marrë në dorëzim. Ofrohet mundësia për financim 70%.