Shtepi me qera Vila Luksoze ne Tirane, 4+1, Ambjenti E mobiluar, Pagesa 2,000 Euro. Tirane

Shtepi me qera 23/08/2024 14:25 Post ID: 348215


Pagesa

2,000 Euro

Ambjenti 4+1, E mobiluar   (Per 8 persona maksimalisht).
Siperfaqa neto 815.00 m2 me 3 Tualete
Kati Vila Luksoze Kati 3
Property Invest Te tilla prona shiten rreth: 568,300 Euro
Qyteti - Zona Tirane - Sauk/Qendra TEG
Adresa Tek Green Garden Residence, prane qendres TEG - Harta
Lexime 9
ID : 4251327,

Tek Green Garden Residence, prane qendres TEG, jepet me qera vile moderne 3 kateshe, e mobiluar totalisht,siperfaqe toke 850 m² dhe siperfaqe ndertimi 250 m².
Vila është e perfunduar në 2021, komplet e re dhe e paperdorur si prone.
Ofron punime shume cilësore, me dopio izolim termik (polisterol në mes, mur tulle dopio, plus kapote), hidroizolim plus pllake ne tarrace. Eshte e mobiluar me pajsje elektroshtepiake dhe mobilje shume cilesore. Te gjitha punimet jane shume te mira dhe me marka te cilesise se larte dhe ka impiant kondicionimi qendror te vendosur ne dysheme.
Oborri eshte me sistem vaditje-kullim, sistem ndricimi dhe mirembahet me bacevan. Ka impiante elektrike dhe hidraulike te cilesise se pare si dhe ka sistemin e fundit te kamerave, 7 cope dhe sistem alarmi lazer qe eshte e lidhur me nje polici private. Vila eshte e pabanuar me pare.
Kati i pare perbehet nga ambienti i ndenjes, kuzhine dhe ambient ngrenie, verande, korridor, depo, lavanderi dhe banjo.

Kati i dyte perbehet nga tre dhoma gjumi, dy te mobiluara shume mire dhe nje qe mund te mobilohet sipas deshires, ballkon dhe banjo.

Kati i trete perbehet nga nje dhome matrimoniale me paradhome, banjo dhe verande.

Vile me qira, e cila ndodhet në kodrinat e gjelberuara te Bërzhites, vetëm 15 minuta larg nga qendra e Tiranes. Pozicionohet në mes te gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskise që ofron dhe afersia me lumin Erzen. Me akses direkt në autostraden Tiranë-Elbasan dhe me zonat perreth kryeqytetit, dhe vetëm 5 minuta nga qendra tregtare TEG.
Një nga zonat më të preferuara për të jetuar por dhe për të shijuar qetesine, pasi ndodhet larg zhurmes dhe kaosit urban.

Vila disponon parkim per 4 makina.

Jepet me qera 2000 euro neto.