Offerte di lavoro a Tirana, Profession UI/UX designer , Principiante/Poca esperienza, Pagamento Trattabile. Tirana
Offerte di lavoro 05/09/2024 13:35 Post ID: 354269Pagamento | Trattabile |
---|---|
Pozicioni Web design/Html/CSS | UI/UX designer, Esperienza lavorativa: Principiante/Poca esperienza 👷 Lavoro a tempo pieno/Tempo pieno interno |
Education | Bachelor |
Eta | E Pa Percaktuar |
Citta - Zona | Tirana - Lumi Lana/ Bulevard |
Indirizzo | Bulevardi Gjergj Fishta ,Shqiperia - Mappa |
Letture | 456 |
Kerkojme nje UI/UX designer te talentuar per t'iu bashkuar ekipit tone! Kandidati ideal ka interes aktiv per UX, deshiron te kuptoje se si njerezit nderveprojne me pajisjet dhe teknologjine, eshte i vendosur te zgjidhe problematikat e tyre dhe te thjeshtezoje gjerat. Veç kesaj, ai ose ajo ka minimalisht 3 vite pervoje ne kete fushe, nje portofol gjitheperfshires qe perfshin punet me web dhe mobile applications te permasave te mesme e te medha, dhe permbush te gjitha pikat e meposhtme lidhur me:
Detyrat
- Merr pjese ne takime me klientet dhe koleget per te mbledhur informacion rreth nje projekti, per te kuptuar modelin dhe kerkesat e biznesit, dhe per te shkembyer ide
- Krijon user personas dhe storyboards
- Percakton arkitekturen e informacionit, pergatit wireframes, prototipe, user journeys dhe site maps.
- Krijon nderfaqe origjinale dhe elegante, te cilat i permbahen udhezimeve te brand-it dhe plotesojne nevojat e vizionin e klientit.
- Krijon elemente specifike te UI siç jane, komponentet lundrues dhe informues, forma, butona, widgets, etj
- Siguron qe dizajnet jane te thjeshta per t'u kuptuar dhe perdorur nga perdoruesit perfundimtar
- Krijon dizajne dhe prototipe per website, mobile apps dhe pajisje te llojeve dhe madhesive te ndryshme
- Organizon testime mbi perdorshmerine e prototipeve ose produkteve perfundimtare, per te vleresuar cilesine e pervojes se perdoruesit, identifikon problematikat dhe propozon permiresime
- Shfrytezon feedback-un e klientit, matje dhe gjetje gjate perdorimit, per te permiresuar layout-in dhe eksperiencen e perdoruesit
- Shkruan raporte dhe komunikon mendimin ne prapaskene te punes se tij ose te saj, duke perfshire idete e dizajnit dhe menyren se si funksionon nje website
Kerkesa teknike
- Eshte perdorues i avancuar i Adobe XD, Figma ose Sketch
- Kupton mobile-first dhe responsive design
- Kupton dhe zbaton dizajnet low-fidelity dhe high-fidelity
- Ka sy te mprehte per perberjen vizuale, estetiken dhe detajet
- Ka kuptim te mire te parimeve te dizajnit nderveprues, veçanerisht ne lidhje me menyren se si njerezit nderveprojne me kompjuterat dhe pajisjet celulare
- Ka kuptim te mire te brandimit, marketingut dhe reklames
- Ka njohuri te thella rreth teorise se dizajnit, veçanerisht ne lidhje me kompozimin, tipografine dhe teorine e ngjyrave
Aftesi personale
- Ka aftesi per te kuptuar qellimet e biznesit dhe strategjite e monetizimit te nje projekti, dhe t'i perktheje ato ne pervoja digjitale
- Eshte entuziast dhe i apasionuar pas UX
- Ka dhunti krijuese dhe ide origjinale
- Ka aftesi te shkelqyera komunikimi dhe mund te artikuloje qarte idete, dizajnet dhe sugjerimet e tij/saj me fjale dhe me shkrim
- Eshte ne dijeni dhe kupton tendencat e reja ne fushen e UI/UX design, dhe rolin e tyre ne nje mjedis komercial
- Flet rrjedhshem gjuhen angleze
- Ka nje nivel te larte peqendrimi
- Mund te manaxhoje punen e vet dhe t'i permbahet afateve kohore
Aftesi plotesuese
- Kupton dhe vlereson kompleksitetin e aplikacioneve softuerike, te cilat zakonisht permbajne logjike biznesi te konsiderueshme dhe numer te madh variablash
- Ka interes dhe njohuri rreth zhvillimit te front-end
- Ka aftesi te pergjithshme kompjuterike dhe internetike
Orari i punes: 08:30 - 17:30, E hene - E premte
Te interesuarit mund te aplikojne permes webstie tone ketri.al tek faqja e karrieres