Njoftime Pune ne Tirane, Profesioni Agjent Rekrutimi , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Njoftime Pune 13/10/2024 16:40 Post ID: 379489


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Menaxher i Burimeve Njerezore
Agjent Rekrutimi, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Komuna e parisit
Adresa Rruga Komuna e Parisit Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 947
Përshkrimi i Kompanisë:
Recruit Albania Group është një shoqëri ndërmjetësimi me qendër në Tiranë, e ristrukturuar në vitin 2022 dhe e certifikuar nga Republika e Shqipërisë dhe Ministria e Ekonomisë. Ne mbështesim kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në rajon për zhvillimin e stafit të tyre, duke u fokusuar në 4 shtylla kryesore të burimeve njerëzore: shqyrtimin, seleksionimin, trajnimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.

Përgjegjësitë Kryesore:

Kërkimi dhe seleksionimi i kandidatëve të përshtatshëm për pozicione të ndryshme.
Kryerja e intervistave fillestare me kandidatët dhe përgatitja e raporteve.
Ndjekja e procesit të rekrutimit deri në përfundimin e tij.
Komunikimi i vazhdueshëm me kompanitë kliente për të kuptuar nevojat e tyre.


Kërkesat:

Eksperiencë e mëparshme në rekrutim ose fushën e burimeve njerëzore.
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe ndërpersonale.
Aftësi për të punuar në mënyrë të strukturuar dhe të përkushtuar.
Njohuri të gjuhëve të huaja janë një avantazh.



Karakteristika të Punës:

8 orë pune.
Pagesë e kënaqshme.
Fundjava pushim.