Njoftime Pune ne Tirane, Profesioni INFERMIER , Me eksperience, Pagesa 80,000 Leke. Tirane

Njoftime Pune 07/10/2024 12:26 Post ID: 376451


Pagesa

80,000 Leke

Pozicioni
Infermier
INFERMIER, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Liqeni i thate/Kopshti botanik
Adresa Rruga Kristo Luarasi - Harta
Lexime 869

Titulli i Pozicionit: Infermier


Lloji i Pozicionit: Kohë e plotë


 Barleti Medical Group kërkon të
rekrutojë Infermier për të qenë pjesë e ekipit të tij mjekësor multidisiplinar,
me fokus në ofrimin e kujdesit cilësor dhe të gjithanshëm për pacientët.

Pozicioni i
Infermierit/Infermieres së Ambulancës përfshin ofrimin e shërbimeve
shëndetësore gjithëpërfshirëse për popullatën e zonës, nëpërmjet kujdesit
infermieror në ambulancë, në shtëpi dhe në komunitet. Ky rol përfshin përmbushjen
e detyrave të përcaktuara nga Kryeinfermierja dhe Drejtori i Agjencisë, si dhe
zbatimin e detyrave nën mbështetjen dhe udhëzimet e tyre. Përveç detyrave
kryesore, infermieri/ja mund të kryejë edhe përgjegjësi shtesë të arsyeshme që
lidhen me funksionet e tij/saj. Në fokusin e këtij pozicioni janë: promovimi i
shëndetit, parandalimi i sëmundjeve në komunitet, vlerësimi i nevojave
shëndetësore dhe menaxhimi i sëmundjeve në atë zonë.


 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
KRYESORE:

Planifikimi dhe zbatimi i kujdesit shëndetësor



  • Planifikon,
    zbaton dhe vlerëson nevojat për kujdes shëndetësor për pacientët.

  • Siguron
    mbështetje për pacientët dhe familjarët, duke i ndihmuar të marrin
    përgjegjësi të përbashkëta për kujdesin.

  • Monitoron
    dhe vlerëson vazhdimisht gjendjen shëndetësore të pacientëve.


 Kujdesi dhe monitorimi i pacientëve



  • Mat
    dhe dokumenton vlerat e funksioneve vitale (presioni i gjakut, pulsi,
    temperatura, etj.).

  • Ofron
    kujdes infermieror sistematik duke respektuar standardet dhe kufijtë
    profesionalë.

  • Parandalon
    komplikacionet nga qëndrimi i gjatë në shtrat (ulçerat nga presioni,
    pneumonia, tromboza, kontrakturat).

  • Kryen
    dhe nxit pacientët për ushtrime aktive dhe pasive, si pjesë e
    rehabilitimit të tyre.


Zbatimi i terapive dhe proçedurave mjekësore



  • Aplikon
    dhe ndjek terapitë e përshkruara nga mjeku, duke përfshirë terapinë orale,
    lokale dhe me oksigjen.

  • Pastron,
    mjekon dhe fashon plagët e pacientëve (ulçera nga presioni, plagë malinje,
    etj.).

  • Merr
    mostrat për analiza laboratorike (gjak, urinë).

  • Kryen
    kateterizimin urinar dhe higjienën e stomave dhe kanjulave.

  • Kryen
    EKG për pacientët me indikacione të veçanta mjekësore.


Komunikimi dhe edukimi i pacientit dhe familjarëve



  • Siguron
    komunikim të vazhdueshëm me pacientët dhe familjarët/kujdestarët, edhe
    përmes mjeteve virtuale (Telefon, Ëhatsapp, Viber, etj.).

  • Kryen
    edukimin e pacientëve dhe familjarëve në lidhje me:


ü  Faktorët
e riskut dhe masat parandaluese.


ü  Mënyrën
e administrimit të medikamenteve dhe efektet anësore.


ü  Vetë-menaxhimin
e sëmundjeve.


ü  Simptomat
paralajmëruese dhe rastet kur duhet të kërkohet ndihma mjekësore.


ü  Mbështetjen
emocionale dhe promovimin e një stili të shëndetshëm jetese.


Dokumentimi dhe referimi



  • Dokumenton
    në mënyrë të rregullt monitorimin dhe vlerësimin e kujdesit në kartelën
    infermierore të pacientit.

  • Referon
    pacientët tek profesionistët e tjerë shëndetësorë ose socialë, sipas
    nevojës.

  • Referon
    pacientët në nevojë për shërbime sociale tek Koordinatori i Njësisë.


Mbështetja për procedurat dhe pajisjet



  • Ndihmon
    mjekun gjatë proçedurave mjekësore dhe është përgjegjës për
    pajisjet/instrumentet e përdorura për pacientët.

  • Përdor
    dhe mirëmban pajisjet mjekësore për ofrimin e asistencës së duhur.


Promovimi i shëndetit në komunitet



  • Vlerëson
    kushtet e jetesës së pacientëve dhe përshtat ndërhyrjet e duhura për
    promovimin e shëndetit.

  • Përcakton
    dhe promovon masat parandaluese për përmirësimin e kushteve shëndetësore
    në familje dhe komunitet.


Raportimi



  • Raporton
    aktivitetet ditore dhe arritjet tek Kryeinfermieri, duke garantuar
    përmbushjen e detyrave të caktuara dhe të dokumentuara.


 

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:


 Diplomë
universitare në Infermieri.

Licencë e
vlefshme për të ushtruar profesionin si Infermier e lëshuar nga
autoritetet përkatëse.


  • Certifikim
    në Ndihmën e Parë, BLS, ACLS.

  • Përvojë
    pune në spitale, klinika ose qendra kujdesi afatgjatë.

  • Eksperiencë
    në menaxhimin e pacientëve me sëmundje kronike Eksperiencë në sigurimin
    dhe kontrollin e cilësisë së analizave laboratorike, duke ndjekur
    protokollet e biosigurisë.

  • Monitorimi
    i gjendjes shëndetësore dhe përdorimi i pajisjeve mjekësore.

  • Aftësi
    për marrjen e mostrave laboratorike.

  • Aftësi të
    mira komunikuese për të këshilluar pacientët dhe për të bashkëpunuar me
    profesionistët e tjerë shëndetësorë;

  • I/E
    motivuar të punojë pa supervizim;

  • Aftësi
    shumë të mira të manaxhimit të kohës;

  • Aftësi
    shumë të mira për të punuar në skuader, të arrije punë cilësore me
    minimumin e mbikëqyrjes; 

  • I/E
    pergjegjshem dhe të ruaje konfidencialitetin e informacionit;


 Aplikimi:


Personat e interesuar
duhet të dërgojnë brenda datës 20 Tetor
2024, Ora 16:00
dokumentat e mëposhtme në adresën e burimeve njerëzore
([email protected]):



  • CV

  • Letër “Shprehje Interesi” për
    Pozicionin

  • Në Subjektin
    e-mailit  vendosni ‘Infermier” .


 

Ju
informojmë se vetë kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i
Burimeve Njerëzore .


 Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në
Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”dhe
Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2024”Për përpunimin e të dhënave personale të
kandidatëve në punë”. Të dhënat personale të aplikiantëve janë kryesishtë të
dhënat e deklaruara nga ata në CV-të e tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra
nga dokumentacionet e tjera të paraqitura nga ata.