Njoftime Pune ne Tirane, Profesioni ERP Developer , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Njoftime Pune 04/10/2024 15:52 Post ID: 375196


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
konsulent it
ERP Developer, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Freelancer/Sipas Kerkeses
Arsimi Minimal I Mesem
Preferohet mosha 25-35 Vjece
Qyteti - Zona Tirane - 21 Dhjetori/Rruga e Kavajes
Adresa 21 Dhjetori, Rruga e Kavajes - Harta
Lexime 592

Ne jemi një kompani gjermane që kërkon zhvillues me eksperiencë në ERP për të mbështetur dhe zhvilluar më tej sistemin tonë ERP, ABAS. Vendi i punës është në Tiranë dhe do të bashkëpunoni online me ekipin tonë në Gjermani.


Ne ofrojmë një pagë atraktive, orar të rregullt pune dhe kushte shumë të mira pune.


Detyrat tuaja do të përfshijnë:

  • - Mbështetje dhe zhvillim i mëtejshëm i sistemit tonë ERP, ABAS
  • - Suport teknik për përdoruesit e ABAS në punën e tyre të përditshme (helpdesk)
  • - Programimi dhe personalizimi i sistemit, si forma, maska, etj.
  • - Testimi i komponentëve të rinj të programit
  • - Suport për webshop-in tonë

Profili që kërkojmë:

  • - Diplomë Bachelor ose Master në IT ose fusha të ngjashme
  • - Përvoja profesionale në ERP dhe proceset e biznesit është e domosdoshme
  • - Eksperiencë në administrimin dhe përshtatjen e sistemeve ERP dhe bazave të të dhënave - Njohja e ABAS përbën avantazh
  • - Kuptim të mirë të proceseve të biznesit dhe strukturave organizative (manufacturing industry)
  • - Njohuritë në sistemet operative (Windows, Linux) janë të dëshirueshme
  • - Njohuri të mira të gjuhës Angleze ose njohuri të gjuhës Gjermane

Ju lutemi aplikoni vetëm nëse keni përvojë profesionale me sistemet ERP. Nuk mund të marrim në konsideratë aplikime pa përvojën përkatëse.

Nëse jeni të interesuar lutemi të na dërgoni CV-në tuaj në gjuhën angleze në: [email protected]