Njoftime Pune ne Tirane, Profesioni UI/UX designer , Fillestar/Pak eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Njoftime Pune 05/09/2024 13:35 Post ID: 354269

Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Web design/Html/CSS
UI/UX designer, Eksperienca Pune: Fillestar/Pak eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Lumi Lana/ Bulevard
Adresa Bulevardi Gjergj Fishta ,Shqiperia - Harta
Lexime 397
File list: icon-dark.png,

Kerkojme nje UI/UX designer te talentuar per t'iu bashkuar ekipit tone! Kandidati ideal ka interes aktiv per UX, deshiron te kuptoje se si njerezit nderveprojne me pajisjet dhe teknologjine, eshte i vendosur te zgjidhe problematikat e tyre dhe te thjeshtezoje gjerat. Veç kesaj, ai ose ajo ka minimalisht 3 vite pervoje ne kete fushe, nje portofol gjitheperfshires qe perfshin punet me web dhe mobile applications te permasave te mesme e te medha, dhe permbush te gjitha pikat e meposhtme lidhur me:


Detyrat
  • Merr pjese ne takime me klientet dhe koleget per te mbledhur informacion rreth nje projekti, per te kuptuar modelin dhe kerkesat e biznesit, dhe per te shkembyer ide
  • Krijon user personas dhe storyboards
  • Percakton arkitekturen e informacionit, pergatit wireframes, prototipe, user journeys dhe site maps.
  • Krijon nderfaqe origjinale dhe elegante, te cilat i permbahen udhezimeve te brand-it dhe plotesojne nevojat e vizionin e klientit.
  • Krijon elemente specifike te UI siç jane, komponentet lundrues dhe informues, forma, butona, widgets, etj
  • Siguron qe dizajnet jane te thjeshta per t'u kuptuar dhe perdorur nga perdoruesit perfundimtar
  • Krijon dizajne dhe prototipe per website, mobile apps dhe pajisje te llojeve dhe madhesive te ndryshme
  • Organizon testime mbi perdorshmerine e prototipeve ose produkteve perfundimtare, per te vleresuar cilesine e pervojes se perdoruesit, identifikon problematikat dhe propozon permiresime
  • Shfrytezon feedback-un e klientit, matje dhe gjetje gjate perdorimit, per te permiresuar layout-in dhe eksperiencen e perdoruesit
  • Shkruan raporte dhe komunikon mendimin ne prapaskene te punes se tij ose te saj, duke perfshire idete e dizajnit dhe menyren se si funksionon nje website

Kerkesa teknike
  • Eshte perdorues i avancuar i Adobe XD, Figma ose Sketch
  • Kupton mobile-first dhe responsive design
  • Kupton dhe zbaton dizajnet low-fidelity dhe high-fidelity
  • Ka sy te mprehte per perberjen vizuale, estetiken dhe detajet
  • Ka kuptim te mire te parimeve te dizajnit nderveprues, veçanerisht ne lidhje me menyren se si njerezit nderveprojne me kompjuterat dhe pajisjet celulare
  • Ka kuptim te mire te brandimit, marketingut dhe reklames
  • Ka njohuri te thella rreth teorise se dizajnit, veçanerisht ne lidhje me kompozimin, tipografine dhe teorine e ngjyrave

Aftesi personale
  • Ka aftesi per te kuptuar qellimet e biznesit dhe strategjite e monetizimit te nje projekti, dhe t'i perktheje ato ne pervoja digjitale
  • Eshte entuziast dhe i apasionuar pas UX
  • Ka dhunti krijuese dhe ide origjinale
  • Ka aftesi te shkelqyera komunikimi dhe mund te artikuloje qarte idete, dizajnet dhe sugjerimet e tij/saj me fjale dhe me shkrim
  • Eshte ne dijeni dhe kupton tendencat e reja ne fushen e UI/UX design, dhe rolin e tyre ne nje mjedis komercial
  • Flet rrjedhshem gjuhen angleze
  • Ka nje nivel te larte peqendrimi
  • Mund te manaxhoje punen e vet dhe t'i permbahet afateve kohore

Aftesi plotesuese
  • Kupton dhe vlereson kompleksitetin e aplikacioneve softuerike, te cilat zakonisht permbajne logjike biznesi te konsiderueshme dhe numer te madh variablash
  • Ka interes dhe njohuri rreth zhvillimit te front-end
  • Ka aftesi te pergjithshme kompjuterike dhe internetike

Orari i punes: 08:30 - 17:30, E hene - E premte

Te interesuarit mund te aplikojne permes webstie tone ketri.al tek faqja e karrieres