Njoftime Pune ne Tirane, Profesioni ekonomiste , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Njoftime Pune 02/08/2024 12:17 Post ID: 335473


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Ekonomiste
ekonomiste, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Master
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Komuna e parisit
Adresa Haxhi Kika ,Shqiperia - Harta
Lexime 760

Rafin Company shpk themeluar në vitin
2015, është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile, industriale, dhe
infrastrukturë.                                 

  Pozicioni
Punes:  Ekonomiste/ Financier/e

Departamenti:
   Financë          Vendndodhja:
   
Tirane


Përmbledhja e Pozicionit: Ekonomiste/
Financier/e  ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektet
dhe raportimet që lidhen me projektet qe kompania operon. Kontrollon
kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin
fiskal në fuqi. Krijon dhe ndjek raportin e shpenzimeve të projekteve.
Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të
realizuara etj.


Detyrat



  • Ndjek
    dhe monitoron projektet  dhe
    raportimet që lidhen me to

  • Kontrollon
    kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me
    legjislacionin fiskal në fuqi;

  • Rakordon
    dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë
    periodike

  • Deklarimet
    e ndryshme online DPT (libra blerje, shitje, tvsh, tatim burim, sigurimet)
    etj

  • Kontrollon
    në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të
    projektit përkatës që ka në ndjekje;

  • Mban
    kontabilitetin e kompanise (blerjet shitjet, arka,banka)

  • Rakordon
    dhe kontrollon llogaritë furnitore,

  • Ndjek
    procesin e inventarit të Aseteve si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik
    për asetet e shoqërisë;

  • Ndjek
    procesin e inventarit Fizik të materialeve të para si dhe përgatit
    Analizën Kontabël /Fizik të artikujve të magazinës;


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitar në programet e studimit
Financë/Kontabilitet.


Kualifikime
të tjera
:



  • Të ketë minimumi 3-5 vjet
    eksperiencë në profesion;

  • Të ketë njohuri të mira të
    Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve
    Ndërkombëtare të Kontabilitetit 

  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose
    me pak supervizim;

  • Të ketë iniciativë, të jetë
    komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;

  • Të jetë i orientuar për të
    ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;

  • Të zotërojë programin Navision
    si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;

  • E preferueshme njohja e gjuhës
    angleze;

  • Eksperiencë e mëparshme pune në
    kompani ndërtimiështë favorizuese


Mënyra e
aplikimit: 
Të gjithë të
interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit
në emailin 


[email protected]


 Afati i
dorëzimit: 30.09.2024


Afati i fundit i aplikimit: 30/09/2024 17:00