Job Offers in Durres, Profession Specialist Prokurimesh , With experience, Payment 1,000 Euro. Durres

Job Offers 21/07/2024 14:36 Post ID: 326642


Payment

1,000 Euro

Pozicioni
Economist
Specialist Prokurimesh, Work Experience: With experience
👷 Full-Time Job/Internal Full Time
Education Bachelor
Age 25-35 Vjece
City - Zone Durres - Zone Periferike
Address Rruga Xhafzotaj Vrrine - Maps
Reads 379

SPECIALIST PROKURIMESH


Jemi ne kerkim te nje Specialisti/e Prokurimesh, energjik/e dhe te orientuar drejt rezultateve, per t'u bashkuar me ekipin e Departamentit te Finances ne kompanine tone.

Specialisti i prokurimeve eshte pergjegjes per studimin e tregut per te siguruar oferten me te mire blerjen e mallrave dhe sherbimeve qe kompania kerkon. Ky rol perfshin negocjimin me furnitoret, menaxhimin e proceseve te prokurimit dhe sigurimin qe materialet te blihen me çmimet me te mira ne treg dhe te dorezohen ne kohe. Specialisti i Prokurimeve dhe Blerjeve luan nje rol kritik ne ruajtjen e efikasitetit dhe kosto-effektivitetit te zinxhirit te furnizimit te kompanise.



Pergjegjesite Kryesore:


- Identifikimi dhe vleresimi i furnitoreve potencial bazuar ne cilesi, kosto dhe kapacitetet e dorezimit.

- Zhvillimi dhe mirembajtja e marredhenieve te forta me furnitoret ekzistues.

- Kryerja e vleresimeve dhe auditimeve te performances se furnitoreve.

- Negocimi i termave, kushteve dhe çmimeve me furnitoret per te siguruar marreveshjet me te mira.

- Sigurohet qe kontratat dhe marreveshjet te jene ne perputhje me politikat e kompanise.

- Vendosja e porosive te blerjes dhe ndjekja e afateve te dorezimit.

- Monitorimi dhe ndjekja e statusit te porosive per te siguruar marrjen ne kohe te mallrave dhe sherbimeve.

- Zgjidhja e çeshtjeve ose mosperputhjeve qe lidhen me porosite, dorezimet ose faturat.

- Bashkepunimi me ekipin e inventarit per te mbajtur nivele optimale te stoqeve.

- Sigurimi qe nivelet e inventarit te jene ne perputhje me nevojat e prodhimit dhe operacioneve.

- Asistimi ne auditimet dhe numerimet e ciklit te inventarit.

- Monitorimi i tendencave te tregut dhe luhatjeve te çmimeve per te identifikuar mundesite e kursimit te kostos.

- Zbatimi i strategjive per te ulur kostot e prokurimit dhe per te permiresuar efikasitetin.

- Pergatitja dhe analiza e raporteve te prokurimit per te ndjekur shpenzimet dhe kursimet.

- Mirembajtja e regjistrimeve te sakta te aktiviteteve te prokurimit, duke perfshire porosite e blerjes,faturat, kontratat dhe komunikimet me furnitoret.

- Sigurimi i perputhshmerise me politikat e kompanise, rregulloret e industrise dhe kerkesat ligjore.


Detyra te tjera:


- Punon ngushte me departamente te ndryshme, duke perfshire prodhimin dhe logjistiken, per te kuptuar nevojat e tyre dhe per te siguruar prokurimin ne kohe te materialeve.

- Merr pjese ne ekipe nderfunksionale per te mbeshtetur iniciativat dhe projektet e kompanise.

- Monitoron dhe rakordon raportet e furnitoreve

- Pergatit raportin e detyrimit ndaj furnitoreve dhe paraqet faturat e maturuara per pagese.

- Pergatit raportet financiare, ne menyre periodike.

- Detyra dhe raporte sipas kerkeses se eproreve.

Kualifikimet:


- Diplome Bachelor ne Administrim Biznesi, Finance, Ligjor ose nje fushe te ngjashme.

- Eksperience e meparshme si specialist prokurimi.

- Njohuri te forta mbi proceset e prokurimit, menaxhimin e zinxhirit te furnizimit dhe dinamiken e tregut.

- Aftesi te shkelqyera nderpersonale, ne negocim dhe komunikim.

- Njohuri ne perdorimin e softuereve te prokurimit dhe Microsoft Office Suite.

- Aftesi te forta analitike dhe te zgjidhjes se problemeve.

- Vemendje ndaj detajeve dhe aftesi te forta organizative.

- Aftesia per te punuar ne menyre te pavarur dhe bashkepunues ne nje mjedis ekipor.

Cfare ofrojme:


- Pakete konkurruese financiare

- Ambient pune komod dhe bashkepunues.

- Mundesi rritje profesionale.

- Transport i siguruar nga kompania.


Perfitimet shtese:


- Rimbursim 100% per 6 muaj aktivitete te rregullta sportive.

- 50% rimbursim per 3 muaj aktivitete te rregullta sportive.

- Rimbursimi 90% per Trajnimin Profesional te Drejtperdrejte.

- 70% rimbursim per trajnime ne lidhje me zhvillimin.

- 50% rimbursim per trajnimin profesional te çdo teme.

- 50% rimbursim per kursin e zhvillimit ose abonim sportiv per Staf Femijet deri ne 18 vjeç.

- Mbeshtetje nga Fondi yne i Emergjencave i Menaxhuar nga Bordi i Drejtoreve per Veshtiresite e pakontrollueshme shendetesore ose financiare te stafit

- Perzgjedhja mujore e nje familjeje ne nevoje ose me aftesi te kufizuara fizike ne zone per te ndihmuar me nje pakete ushqimore.



Ne EDER-TRADE i vleresojme dhe çmojme thellesisht punonjesit tane. Ne jemi te perkushtuar per te nxitur nje mjedis pune mbeshtetes dhe gjitheperfshires, ku çdo anetar i ekipit mund te lulezoje.


Nese ndani pasionin tone per krijimin e nje kulture pozitive pune dhe jeni te interesuar te bashkoheni me ekipin tone, ju lutemi aplikoni ne adresen e email: [email protected], duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni.

Mezi presim te njihemi me ju!


Edit job description


Afati i fundit i aplikimit: 30/08/2024 17:01